Armend Mehaj ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Kosova po mbështetet edhe nga Kroacia në këtë drejtim, transmeton Fol Drejt.
Në postim ai është shprehur:
“Kroacia mbështetë maksimalisht dhe avokon për anëtarësimin e vendit tonë në NATO
Sot pata një bisedë virtuale me mikun tim, Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic.
Me Ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.
Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.
Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë për avokim në synimin tonë për anëtarësim në NATO në proces të përshpejtuar.
Ju faleminderit miku im, Ministër Banozic!
Ju faleminderit Republikës së Kroacisë dhe popullit mik kroat!
#ZajednoSmoJači!“/FolDrejt/