Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pas ndryshimit të pagave.
Për këtë ai reagoi në Facebook, ku e konsideroi shumë pozitiv këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, përcjell Fol Drejt.
“Ushtarët meritojnë respekt dhe barazi, andaj me sistemin e ri të pagave është ngushtuar hendeku ndërmjet gradave ashtu që edhe në fillet e shërbimit ndaj atdheut ushtarët e rinj të ndiejnë mbështetjen e qeverisë në rrugëtimin e tyre aspak të lehtë, përplot sfida e shumë fisnik.
Ky është hapi konkret i një qeverie social-demokrate që mbështetë shtyllat e shtetit e të shoqërisë!
Bashkë me zhvillimin ekonomik të vendit pandalshëm do të avancoj eshte ushtria, e bashkë me të do të rriten edhe pagat.
Ushtarët që bartin uniformën e nderit do të trajtohen denjësisht!”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/