Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim një delegacion të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatimit të Ligjit (AALEA), të kryesuar nga Elton Shametaj, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton vetë ministri Mehaj, në takim me këtë shoqatë u diskutua për mënyrat se si kuadrot shqiptaro-amerikane të kualifikuara në organet e rendit mund të kontribuojnë në Kosovë, duke ofruar përvojën e tyre në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Po ashtu temë tjetër diskutimi ishte edhe ndihma që mund të ofrojnë mërgata, veçanërisht rrjeti i kësaj organizate, duke kontribuar në Fondin e Sigurisë, si ndër mekanizmat kryesor me impakt direkt në ngritjet e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë dhe Policisë dhe Republikës së Kosovës.
“Mërgata ka qenë gjithmonë mbështetja jonë më e madhe, andaj u jemi mirënjohës përherë.
Bashkëpunimi ynë i ngushtë është lobimi më i madh që mund të bëhet për shtetin e Republikës së Kosovës.
Bashkë jemi më të fortë!”, ka shkruar ministri Mehaj në një postim në Facebook./FolDrejt/