Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në manifestimin për Ditën e Ashkalinjve të organizuar në sallën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, raporton Fol Drejt.
“Sot me rastin e Ditës së Ashkalive së bashku me ushtarakët e FSK-së nga ky komunitet, morëm pjesë në manifestimin qendror të kësaj dite e cila u mbajt në sallën e sporteve Bil Clinton në Ferizaj.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Ai tha se komuniteti ashkali zë vend të rëndësishëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe janë shembull i mirë i bashkëpunimit dhe i shërbimit ndaj atdheut, pjesëtarë të cilët detyrën e tyre ushtarake e kryejnë me nder, profesionalizëm dhe përkushtim.
“Vlen të theksohet që numri më i madh i kandidatëve për rekrutim në FSK në konkursin e fundit është po nga ky komunitet. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të gjithë ushtarakëve ashkali në FSK, komunitetit ashkali në Republikën e Kosovës, ju uroj ditën e tyre nacionale.”, theksoi Mehaj. /FolDrejt/