Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të shtëpisë muze të dëshmorit të kombit Pajazit Ameti në Gjilan, raporton Fol Drejt.
“Sot në Gjilan është vënë gurthemeli i shtëpisë muze të dëshmorit të kombit Pajazit Ameti.
Kjo shtëpi do të mbetët dëshmi e luftës çlirimtare dhe rezistencës së popullit tonë për liri. Muze te tilla duhet të ruhen dhe mirëmbahen nga qytetarët dhe shteti.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj njoftoi se sot Shoqata e Familjeve ë Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka nderuar atë me mirënjohje për kontributin e dhënë për familjet e dëshmorëve të UÇK-së.
“Respektin dhe nderimin ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre, e kemi obligim kombëtar. Janë pikërisht dëshmorët tanë ata të cilët na mundësuan të jetojmë të lirë në atdheun tonë. Porositë dhe amanetet e tyre i mbaj me vete çdo ditë në punë e aktivitete.”, u shpreh tutje Mehaj. /FolDrejt/