Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kontigjenti i FSK-së, që aktualisht gjendet në Ishujt Falkland kanë dërguar mesazhe urimi për 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Mesazhe urimi për 15 vjetorin e Pavarsisë së Republikës së Kosovës na erdhën edhe nga kontingjenti ynë të cilët janë të dislokuar së bashku me forcat britanike në Ishujt Falkland. Urime të ndërsjella juve, urime heronjve tanë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, atasheve tanë të mbrojtjes, si dhe gjithë oficerëve e nënoficerëve që janë në shkollim e trajnime në akademitë e qendrat profesionale ushtarake të vendeve aleate.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj shprehu falënderime dhe mirënjohje për shërbimin dhe performancën e shkëlqyeshme të tyre dhe shtoi se po nderojnë dhe bëjnë krenar, jo vetëm Ministrinë dhe Ushtrinë e shtetit, por gjithë Kosovën dhe qytetarët e saj. /FolDrejt/