Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi sot se është miratuar Strategjia e Mbrojtjes.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Miratohet Strategjia e Mbrojtjes
Në mbledhjen e 143-të Qeverisë miratohet dokumenti Strategjia e Mbrojtjes, në të cilin përcaktohen objektivat kryesore bazuar në interesat shtetërore si: Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, modernizimi dhe avancimi i kapaciteteve ushtarake, zgjerimi i bashkëpunimit bilateral, anëtarësimi në organizata dhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare, si dhe avancimi i bashkëpunimit me NATO-në dhe mekanizmat e saj në Republikën e Kosovës, objektiva këto të cilat synohet të përmbushen në planin afatmesëm dhe afatgjatë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Republika e Kosovës çdo ditë e më afër anëtarësimit në NATO!”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/