Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, është nderuar me mirënjohje për punën e tij gjatë kohës sa ishte ministër i kësaj ministrie, transmeton Fol Drejt.
Kështu ka njoftuar vetë Mehaj, i cili ka falenderuar fondacionin “Hasan Prishtina” dhe drejtorin e këtij fondacioni, Mehmet Prishtinën.
“Falenderoj fondacionin “Hasan Prishtina” dhe drejtorin e këtij fondacioni, z. Mehmet Prishtina, i cili në shenjë respekti për kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të detyrës si Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, më ndau mirënjohje.”, ka shkruar Mehaj në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.