Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se në akademinë e FSK-së po vazhdon me sukses kursi bazik i oficerit, shkruan Fol Drejt.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj tha se të gjithë kursantët po vazhdojnë me sukses të përballojnë sfidat e konsiderueshme mendore dhe fizike, me qëllimin për të rrënjosur një ndjenjë të punës ekipore dhe kohezionit, zakoneve të mira të punës, besimit, aftësive dhe disiplinës ushtarake.
“Akademia jonë me oficerët tanë marshon sigurt drejt sukseseve të reja!”, përfundoi ministri. /FolDrejt/