Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në dy vitet e fundit janë graduar 1885 ushtarakë të FSK-së brenda dhe jashtë vendit, shkruan Fol Drejt.
“Në kuadër të përmbushjes së objektivave për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë sonë, ushtarakët tanë në vazhdimësi ndjekin shkollimet dhe trajnimet brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me standardet e NATO-s për zhvillimin e karrierës.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Ai theksoi se gjatë dy viteve të fundit janë graduar 1885 që shprehur në përqindje 169% më shumë se në vitin 2020.
“Ushtria e Republikës së Kosovës, garantuese e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit!”, tha në fund Mehaj. /FolDrejt/