Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, vizitoi familjen e dëshmorit, Imer Shala.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Në fshatin Miradi e Epërme të Fushkosovës vzituam familjen e dëshmorit, Imer Shala.
Në prag të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, datave më të lavdishme të kombit tonë në të cilat u shkrua historia e flijimit për liri, në ndërim të sakrificës së tyre vizituam familjen e dëshmorit, Imer Shala.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës në radhët e saj kishte vajzat dhe djemtë më të mirë, të cilët e donin jetën por më shumë se jetën e donin atdheun e lirë. Kështu i edukoi ata ky truall, ky vend i cili nuk duron shtypjen dhe të cilin me shekuj provuan ta përvetësojnë pushtuesit e armiqt, por që nuk ia arritën, fundin atyre ua tregoi UÇK-ja me luftëtarët e saj.
Dëshmori Imer Shala ra heroikisht në mbrojtje të atdheut, vepra e tij dhe bashkëluftetarëve të tij, do të jetoi përgjithmonë. Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës.
Lavdi!”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/