Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qëndruar sot në komunën e Hanit të Elezit, me ç’rast ka vizituar familjen e dëshmorit Veli Ballazhi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Mehaj, përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
“Veliu ishte pjesëmarrës në të gjitha protestat e demostratat kundër regjimit serb. Gjithashtu zhvillonte aksione dhe aktivitete të shumëta të cilat vetëdijësonin popullin për rezistencë të armatosur.
Ishte i ri në moshë, njëzet vjeçari Veli Ballazhi niset për Shqipëri dhe kryen të gjitha stërvitjet dhe përgatitjet për luftë të cilën e zhvilloi nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, ka shkruar Mehaj në postim.
“Luftën çlirimtare e bëri me guxim e trimëri, qëndroi heroikisht deri në rënien e tij. Liria erdhi falë sakrificës së Veliut dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.
Lavdi të përjetshme!”, ka shtuar Mehaj tutje./FolDrejt/