Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se janë certifikuar me sukses 41 nënoficerë të FSK-së si liderë luftarakë.
“Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.
Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!”, ka shkruar Mehaj tutje në facebook./FolDrejt/