Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, me rastin e përvjetorit të rënies së Gjeneral, Shkëlzen Haradinaj dhe eprorëve të UÇK-së, Luan Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Fatmir Nimanaj ka qëndruar sot në Maznik në vendin e rënies heroike të katër dëshmorëve të lirisë.
Përmes një postimi në facebook, Mehaj ka thënë se do ta kujtojnë përherë me krenarinë më të madhe sakrificën dhe flijimin e katër të rënëve në mbrojtje të popullatës civile.
“Në betejën e ashpër të 16 prillit, Luani, Hasimi, Fatmiri dhe Shkëlzeni u përballën me forcat paramilitare serbe të cilët kishin për synim të hakmerreshin mbi popullatën civile.
Sakrificën dhe flijimin e tyre në mbrojtje të popullatës civile, do ta kujtojmë çdo herë me krenarinë më të madhe.
Lavdi të përjetshme!”, ka thënë Mehaj./FolDrejt/