Me rastin e themelimit të 4-vjetorit të Ushtrisë së Kosovës ka reaguar vetë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka uruar ushtrinë, duke i quajtur gardianë të Lirisë e Republikës së Kosovës.
Mehaj, me anë të një postimi, ka thënë se pavarësisht sfidave, rrugëtimi i Ushtrisë së Kosovës mbetet i pandalshëm.
“Ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë.
Ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve , dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza.
Urime qytetarë të dashur!
Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë!”, ka shkruar Mehaj./FolDrejt/