Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë homazhe në Prekaz, nga ku tha se aty nisën shkëndijat e luftës e të lirisë, shkruan Fol Drejt.
“5, 6, e 7 marsi i vitit 1998, do të mbahen mend gjithmonë si ditët në të cilat u shkrua historia e luftës tonë çlirimtare. Tre ditët kur familja Jashari qëndroi e ra heroikisht në luftën frontale me trupat policore të Serbisë, të cilët me makineri ushtarake dhe pa kursyer askënd, madje as fëmijët, qëlluan me predha e bombarduan shtëpinë e Jasharajve duke lënë të vdekur 59 anëtarë.”, shkroi Mehaj në Fcebook.
Mehaj shtoi se ky sulm e bëri okupatorin serb të mendonte se do të ndalte luftën çlirimtare, por përkundrazi qëndresa e familjes Jashari dhe rënia e tyre do të ishte motivi për të gjithë ata të reja e të rinj që iu bashkaun më pas Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të vazhduar luftën deri në çlirim, deri në pavarësinë e vendit e frymimin lirshëm në trojet që ndër breza ishin tonat e që do të mbeten të tilla përgjithmonë. /FolDrejt/