Ministri i Mbrojtjes. Armend Mehaj, gjatë qëndrimit të tij në Bangladesh është takuar me zyrtarë të lartë shtetërorë, me të cilët ka diskutuar thellimin e bashkëpunimit bilateral, shkruan Fol Drejt.
“Pritja zyrtare në Bangladesh nga Gjeneral Lejtnant Waker – Uz – Zaman dhe Sekretari Ministrisë së jashtme të Bangladeshit për çështje detare, Rear Admiral Md. Khurshed Alam, si dhe vizita në shtëpinë muze të atit të kombit të Bangladesh, Sheikh Mujibur Rahman.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se gjatë këtyre ditëve do të realizojë takime me autoritete të larta qeveritare të Bangladeshit me fokus të veçantë ata nga fusha e mbrojtjes.
“Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona si partnerë të barabartë do të jetë prioritet i yni”, shtoi në fund ai. /FolDrejt/