Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, mori pjesë në varrimin e nënoficerit, Shefki Pajaziti.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Nënoficeri ynë, Shefki Pajaziti do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona!
Sot isha në mesin e familjarëve, farefisit, bashkëvendasëve, bashkëluftëtarëve e miqëve të shumtë të eprorit tonë, Shefki Pajaziti, i cili u nda vetëm fizikisht nga ne.
Mbi dhimbjen paqim gjithmonë kujtimin dhe nderimin e thellë për jetën dhe veprën e eprorit të UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Shefki Pajaziti!”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/