Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me disa prej kolegjeve private në Kosovë, të cilat do të ofrojnë zbritje të tarifave të shkollimit për pjesëtarët e FSK-së dhe fëmijët e tyre, raporton Fol Drejt.
“Kolegjet arsimore në përkrahje të ushtrisë dhe ushtarakëve!
Kolegji Pjetër Budi, Akademia Tempulli, Kolegji Universum dhe Kolegji Rezonanca, janë partnerët e radhës të cilët nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për ofrimin e zbritjeve në tarifat e shkollimit për pjesëtarët ushtarak dhe fëmijët e tyre. Një ushtri mirë e përgatitur është vlerë për shtetin dhe çdo qytetarë të tij, rrjedhimisht është detyrë e secilit prej nesh që të angazhohemi për formësimin e saj.”, shkroi Mehaj në Facebok.
Mehaj shtoi se çdo mbështetje që ofrohet është e një rëndësie të madhe për faktin se shpreh vlerësimim e shoqërisë në përgjithësi, për kontributin e atyre që ofrojnë mbrojtje dhe siguri për të gjithë qytetarët. /FolDrejt/