Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kontigjenti i FSK-së i kërkim-shpëtimit është nisur drejt zonave të prekura nga tërmeti në Turqi, shkruan Fol Drejt.
“Pas konsultave me Gjeneral Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun tim turk, Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Kurti dhe autorizimit nga ana e Presidentes Osmani, nisëm kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Ai shtoi se task-forca e dërguar përbëhet nga specialistët tanë në kërkim-shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.
“Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim-shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit.”, theksoi tutje ministri.
Në fund, ministri Mehaj tha se Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja. /FolDrejt/