Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, këshilltarët bilateral dhe ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), të cilët i ka njoftuar rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi, raporton Fol Drejt.
“Në takim me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, njoftova zyrtarët civil, këshilltarët bilateral dhe të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se aktualisht po operohet me kontigjentin e specializuar të FSK-së në provincën Hatay, që është dhe rajoni më i prekur nga tërmeti shkatërrimtar.
“Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpërtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera.”, thuhet tutje në njoftim.
Mehaj në fund uroi që të ketë të tjerë të mbijetuar, ndërsa pjesëtarët e FSK-së po vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre. /FolDrejt/