Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se disa oficerë të FSK-së kanë përfunduar “Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit” në Shqipëri.
Për këtë ai njoftoi përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Oficerë të FSK-së, përfundojnë “Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit” në Shqipëri
Në praninë e udhëheqësve të lartë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Atasheut të Republikës së Kosovës në Shqipëri, kolonel Enver Hoti, është mbajtur ceremonia e përfundimit të “Kursit Themelor të Oficerit të Shtabit” pjesë e të cilit ishin edhe pesë kapiten të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pjesëmarrjet në shkollime dhe trajnime të tilla, ndihmojnë në ngritjen e nivelit profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur që të përballën me situata të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/