Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ka qenë pjesë e panelit të Western Balkans Quad në Greqi, ku ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera, shkruan Fol Drejt.
“Në panelin e Western Balkans Quad, që u zhvillua në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Delphit në Greqi, u përgjigja në pyetjet e gazetares Nektaria Stamouli, për çështjet si dialogu Kosovë-Serbi, ndikimi i luftës në Ukrainë dhe agresionit rus në stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit, bashkëpunimi rajonal, roli i Greqisë në 20 vitet e fundit në politikën evropiane, si dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se ka qenë privilegj për të që të jetë pjesë e këtij paneli dhe të flasë për tema të tilla kaq të rëndësishme për situatën gjeopolitike dhe vlerat demokratike të cilat i mbronë Kosova si shtet. /FolDrejt/