Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, në raportimin e tij të sotëm para Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës, është shprehur se synimi i kësaj Ministrie është anëtarësimi në NATO.
Ai ka përmendur me këtë rast edhe pjesëmarrjen e ushtarëve të Kosovës në ushtrime ndërkombëtare përkrah shteteve mike.
“Synimi i yni është anëtarësimi në NATO dhe ofrimi i kontributit si shtet në sigurinë e rajonit por edhe më e gjerë, me pjesëmarrje në misione ndërkombëtare”.
“Në këtë aspekt, ushtarakët tanë janë duke marrë pjesë në ushtrime ndërkombëtare përkrah shteteve mike”.
“Jemi në përgatitje të “Defender 23″ si nikoqir për herë të dytë, të këtij ushtrimi më i madhi në rajonin e Ballkanit”, është shprehur ministri Mehaj./FolDrejt/