Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas takimit me një delegacion nga shteti i Iowa-s ka theksuar se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s ka nxitur bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm siç është siguria dhe ndërtimi i paqes, raporton Fol Drejt
“Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s ka nxitur bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm siç është siguria dhe ndërtimi i paqes, promovimi dhe shkëmbimi kulturor si dhe forcimi i lidhjeve diplomatike.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se një aleancë e tillë promovon diversitetin, inovacionin dhe miqësinë. /FolDrejt/