Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar familjen e dëshmorit, Ali Vitia, raporton Fol Drejt.
Mehaj tha se Ali Vitia, kishte lindur dhe ishte rritur në një familje patriotike, e cila gjithmonë ishte në shërbim të atdheut dhe kombit.
“Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aliu veshi uniformën, për t’u shndërruar në luftëtarin më të denjë të lirisë, i cili u radhitë në Brigadën 153. Ai, së bashku me vëllezërit e tij, kreu stërvitjet dhe përgatitjet e nevojshme, duke u bërë kështu pikë e pathyeshme e luftës guerile”, shkroi Mehaj në Facebook.
Ministri shtoi se në aksione e beteja të shumta, trimëria e morali ishin dy virtytet dhe përparësitë më të mëdha të UÇK-së, të cilat krahas armatimit, siguruan fitoren e ushtrisë dhe popullit tonë.
“Liria të cilën e gëzojmë sot, është falë Aliut dhe të gjithë dëshmorëve të atdheut”, tha në fund Mehaj. /FolDrejt/