Ministri i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, Armend Mehaj ka vizituar familjen e komandantit Tahir Sinanit në Tropojë, ku theksoi se vetëm duke ecur në rrugën e tij, jemi të sigurtë që jemi në rrugën e duhur, shkruan Fol Drejt.
Mehaj tha se vizita në vendlindjen e komandant Tahir Sinanit ishte e veçantë, ashtu siç ka qenë edhe vepra dhe kontributi i tij për kombin shqiptar.
“I stërvitur mirë dhe strateg i luftës, pikërisht siç i duhej atdheut dhe radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, për të organizuar luftën dhe për ta fituar lirinë, ky ishte heroi ynë kombëtar, Gjeneral Tahiri”, shkroi ai në Facebook.
Sa do që shkruajmē e themi për të, prapë nuk mund të përshkruajmë si duhet trimërinë, guximin dhe sakrificën e tij. Prandaj ne na mbetet vetēm gë të ndjekim hapat e tij dhe të gjithë dëshmorëve tanë”, vazhdoi tutje ministri. /FolDrejt/