Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar masakrën e Mejës, duke thënë se 27 prilli i vitit 1999 është datë që nuk harrohet, shkruan Fol Drejt.
“27 prilli i vitit 1999 është datë që nuk harrohet.
Është vit e ditë kur nga forcat serbe u vranë e u masakruan 376 shqiptarë në Mejë, trupat e të cilëve një pjesë u gjetën në disa varreza masive në Kosovë, e shumë prej tyre vazhdojnë të mbesin të zhdukur.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se kjo masakër është dëshmia e gjenocidit serb, e të zhdukurve me dhunë, fati i të cilëve ende mbetet enigmë është dëshmi e vazhdimësisë së mendësisë së regjimit milloshevi#ian serb, të cilët pa i vrarë ndërgjegjja mohojnë krimet e luajnë rolin e viktimës.
“Në këtë ditë që shënon edhe Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, kujtojmë faktin e rëndë që edhe pas dy dekadash numri i të zhdukurve vazhdon të jetë i lartë e ndërsa shpresa e familjarëve të tyre po venitet ngadalë.
Faktori kohë nuk po shëron plagët sepse nuk kanë një varr ku ti vajtojnë.
Dhimbja është e thellë sepse të gjithëve na mungojnë!”, shtoi Mehaj. /FolDrejt/