Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar 106 shqiptarët e vrarë në masakrën e Pastasellës së Rahovecit, shkruan Fol Drejt.
“Sot përkujtojmë 106 shqiptarët e vrarë në masakrën e Pastaselit të Rahovecit, në atë që do mbetet si terrori i aparatit gjenocidal serb mbi popullatën e pafajshme civile.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se familjarët e gjallë dhe të gjithë ne të tjerët me përkujtimin e tyre nuk lejojmë që të mbetet në harresë autori i këtyre krimeve, shteti serb që pamëshirshëm masakroi civilët, e pandërgjegjshëm vazhdon të mohoj krimet e kryera.
“Të rënët për lirinë e vendit asnjëherë nuk do të harrohen, ashtu nuk do pushojmë kurrë së luftuari deri në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me forcë.
Lavdi për secilën jetë të rënë për lirinë e vendit!”, shtoi në fund Mehaj. /FolDrejt/