Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përuruar objektin e ri të Akademisë së Mbrojtjes, shkruan Fol Drejt.
“Sot, përuruam objektin e ri të Akademisë së Mbrojtjes, objekt modern me vlerë prej 1.1 milion euro, me të gjitha hapësirat dhe kushtet e nevojshme për punë e studim.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj shtoi se 15 vjetorin e pavarësisë po e presim me të arritura të mëdha, dhe nga sot kadetët e FSK-së do të kenë hapësirën dhe kushtet e merituara. /FolDrejt/