Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se sot ka qenë pjesëmarrës i mbledhjes virtuale të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës të thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Lloyd Austin, raporton Fol Drejt.
“Sot u mbajtë takimi i dymbëdhjetë i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës të thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, z.Lloyd J.Austin III.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dëshmon besimin e fuqishëm të partnerit tonë strategjik, ShBA-së në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, dhe është shprehje e vlerësimit të lartë për gatishmërinë konkrete të ofruar për mbështetje dhe mbrojtje të Ukrainës. /FolDrejt/