Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u shpreh i lumtur për futjen e konceptit të tij të modulit të arteve marciale ushtarake në planprogramin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Po kurorëzohet me sukses të lartë moduli i Arteve Marciale Ushtarake në Ushtrinë tonë
Jam shumë i lumtur që konceptin tim për futjen e modulit të arteve marciale ushtarake në planprogramin e kurseve standarde institucionale dhe profesionale në FSK, po e konkretizojmë me kuadrot e para të certifikuara në KDS.
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale është realizuar Kursi i Arteve Marciale Ushtarake.
Kursi ka pjesën teorike dhe praktike ku ushtarakët janë trajnuar në disiplina si luftimi në tokë, luftimi në këmbë, teknikat e thyerjeve, manipulimet me armë, teknikat e shfrytëzimit të armëve dhe mundësive, qëndrimi themelor dhe këndet e lëvizjes, goditje në pjesën e sipërme të trupit, Brazilian Jiu-Jitsu-s etj.
Vazhdojmë tutje me sukseset e radhës!”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/