Ministri i Kosovës, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Mehaj, me rastin e pjesëmarrjes në këtë ceremoni, ka uruar policët e rinj për diplomimin, duke shpresuar se do të udhëhiqen përherë me dëshirën e pakompromis për t’i shërbyer atdheut.
“Me ftesë të ministrit Sveçla mora pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës.
Nga sot 419 të rinj iu bashkuan rradhëve të Policisë së Republikës së Kosovës.
Respektimi i ligjshmërisë dhe luftimi i krimit ishin dëshmia e përkushtimit të të gjitha gjeneratave para tyre, andaj secilit prej të sapodiplomuarve u dëshiroj suksese në rrugëtimin aspak të lehtë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e vendit.
Qofshin gjithmonë të udhëhequr me dëshirën e pakompromisë për t’i shërbyer atdheut, rendit dhe ligjit me profesionalizëm të lartë e dashuri të madhe për vendin.”, ka njoftuar ministri Mehaj./FolDrejt/