Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se një ekip i policisë ushtarake në kuadër të FSK-së po trajnohet nga karabinierët, në Romë të Italisë.
“Në kuadër të bashkëpunimit që ka FSK-ja, me Italinë, një ekip e Policisë Ushtarake, Sektori i Hetuesisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qëndruar në selinë qendrore të karabinierëve në Romë të Italisë, ku kanë realizuar trajnim në metodat e hetimit të krimit, që përdorin karabinierët në fushën e hetuesisë.”, ka njoftuar Mehaj.
“Ky trajnim dhe trajnime të kësaj fushe, krijojnë mundësinë në ngritjen e kapaciteteve të këtij sektori të rëndësishëm për Policinë Ushtarake të FSK-së.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/