Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se që nga momenti që kanë kuptuar për tërmetin, ministria që ai drejton ka kontaktuar Ministrin e Mbrojtjes, z. Akar të cilit i kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur Turqinë gjatë kësaj kohe të vështirë, raporton Fol Drejt.
“Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, jam thellësisht i pikëlluar nga tërmeti që ka prekur Republikën e Turqisë. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave dhe mendjet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se që nga momenti që kanë kuptuar për tërmetin, ministria që ai drejton ka kontaktuar Ministrin e Mbrojtjes, z. Akar të cilit i kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur Turqinë gjatë kësaj kohe të vështirë dhe shtoi se shpreson që trupat e FSK-së të jenë të dobishme për të ofruar ndihmën për qytetarët atje. Poashtu, ai tha se Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë shtesë nëse kërkohet.
“Republika e Kosovës qëndron përkrah Republikës së Turqisë.”, tha në Fund Mehaj. /FolDrejt/