Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj njoftoi se sot ka pritur në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral brigade Stephen Osborn.
Për këtë Mehaj njoftoi përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot prita në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral brigade Stephen Osborn, me të cilin diskutuam rreth hapave të ndërmarr nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në funksion të përmbushjes së objektivave strategjike me qëllim primar forcimin e ushtrisë sonë dhe sigurisë në vend.
Po ashtu komandantin e njoftova dhe në lidhje me përgatitjet e fundit që po bëhen përsa i përket realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, për të cilin ushtrim, Kosova është vend pritës.
Nga ana e tij, Gjeneral Osborne theksoi se partneriteti me Iowa-n do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm, dhe se gjithashtu do të vazhdojë mbështetja këshilluese në implementimin e planit dhjetëvjeçar të FSK-së, ashtu që Forca e Sigurisë së Kosovës jetë ushtri profesionale e ndërveprushme me ushtritë e shteteve të NATO-s, e aftë për të ruajtur paqen në vend, rajon dhe më gjerë.
Iowa do të jetë gjithmonë shtet mik i yni por dhe partner strategjik i Kosovës, e aleat i përhershëm i vlerave demokratike”, u shpreh ai./FolDrejt/