Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka pritur në takim komandantin e Kontigjentit Turk në kuadër të KFOR-it, kolonel Recai Yilmaz të shoqëruar nga këshilltarja, kolonel Sevilai Camur.
Kështu ka njoftuar vetë ministri Mehaj, përmes një postimi në facebook.
“Me këtë rast, Kolonel Yilmaz e urova për marrjen e detyrës së re me përgëzimet për bashkëpunim të vazhdueshëm për suksese të përbashkëta.
Lidhur me bashkëpunimi aktual në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve si dhe bashkëpunimin e FSK- së me kontingjentin turk në Kosovë, e vlerësuam në nivel të shkëlqyeshëm dhe u dakorduam që të vazhdojmë e rrisim edhe më shumë në të ardhmen”, ka shkruar Mehaj në facebook, teksa e ka konsideruar mbështetjen e Turqisë si shumë të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë./FolDrejt/