Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se janë realizuar aktivitete të përbashkëta mes Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim Shpëtim me departamentin e bashkëpunimit në fushën e Sigurisë së Ministrisë së Brendshme Franceze.
Siç njofton Mehaj, në kuadër të këtij bashkëpunimi, me sukses të lartë janë realizuar aktivitetet e shkëmbimit të përvojave dhe trajnimit për teknikat e shpëtimit në mjedise ekstreme (ndërtesa të larta, ndërtesa të shembura, bodrume, fabrika etj).
Këto aktivitete dhe trajnime janë zhvilluar në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim në Pomozotin, në të cilin morën pjesë pjesëtarë nga FSK, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.
Në postimin e tij, Mehaj ka shprehur edhe mirënjohjen e falenderimin për Ministrinë e Brendshme të Francës dhe Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot./FolDrejt/