Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuse se QSU ka përfunduar me sukses Kampin e Avancuar 2023, raporton Fol Drejt.
“Ky aktivitet ka sfiduar kadetët në planifikimin dhe ekzekutimin e misioneve nga togu deri në nivel kompanie. Ata janë vlerësuar në modulet e operacioneve ushtarake I dhe II të Programit Profesional.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se udhëheqja e trupave dhe operacioneve nën presionin e kohës, pagjumësisë, ngarkesës fizike dhe informacionit të shtuar nuk e ka lëkundur aspak performacën e pashoq të kadetëve të QSU-së. /FolDrejt/