Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar pas lajmit për amputimin e këmbës së njërit prej ushtarëve të KFOR-it, të lënduar nga ana e grupeve kriminale serbe në veri.
“Shpreh keqardhjen time me rastin e pranimit të informacionit se ushtarit hungarez të KFOR-it, të lënduar nga ana e grupeve kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dashur që t’i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari.”, është shprehur Mehaj.
Mehaj ka kërkuar që grupet kriminale përgjegjëse për sulmin të marrin dënimin meritor.
“Uroj që 26 ushtarët tjerë hungarez të plagosur sa më parë të rikuperohen, e të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it.
Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, ka thënë Mehaj më tej./FolDrejt/