Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se është shtuar numri i nënoficerëve liderë të certifikuar të togjeve në radhët e FSK-së, transmeton Fol Drejt.
“Krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.”, ka thënë Mehaj.
“Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu.
Vazhdojmë tutje drejt sukseseve të radhës!”, ka shtuar tutje./FolDrejt/