Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se po shtohen operatorët specialistë të FSK-së për qitje të mprehtë.
Përmes një postimi në facebook, Mehaj ka treguar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet.
“Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike.
Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion.
Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, ka shkruar Mehaj në facebook./FolDrejt/