Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se është shtuar kuadri i oficerëve profesionistë në Ushtrinë e vendit.
Me anë të një postimi në facebook, Mehaj ka bërë të ditur se pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani, kanë diplomuar me sukses të lartë, Agon Berisha me specializim në fushën e IT ushtarake si dhe Uran Jahiri me specializim në fushën e logjistikës.
“Gjithashtu, edhe oficeri Art Sahiti me sukses të lartë ka përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në gradën Kapiten.
Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë!”, ka shkruar tutje Mehaj./FolDrejt/