Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, bëri të ditur se është shtuar numri i nënoficerëve profesionistë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Për këtë ai njoftoi në një postim në rrjetin social, Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Shtohet numri i nënoficerëve profesionist të FSK-së të trajnuar në Qendrën e Arsimit Profesional të Akademisë së FA të Shqipërisë
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë, nënoficerë tanë, së bashku me vëllezërit e motrat e FARSH, përfunduan me sukses Kursin e Avancuar të Nënoficerit, pranë Qendrës së Arsimimit Profesional të Nënoficerëve, në Akademinë e FA të Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi i kursit është ngritja e aftësive profesionale të nënoficerëve, me synim që të përgatitë liderë të shkathët për të udhëhequr me trupa.
Së bashku jemi çdoherë më të fortë!
“, u shpreh Mehaj./FolDrejt/