Siç ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, komandot e Forcave të Kosovës dhe Shqipërisë kanë kryer stërvitje së bashku.
Sipas Mehajt, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerët e Kosovës, së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan më sukses Kursin bazik të nënoficerit.
“Kursi tetëjavor përmbante pjesën teorike dhe atë praktike me qellim të përgatitjes së kursantëve si komandant të skuadrës.
Mirënjohje dhe falënderim i madh për instruktorët e QAPN dhe urime për nënoficerët për certifikimin dhe suksesin e treguar!
Së bashku çdoherë jemi më të fortë!”, ka shkruar Mehaj në postimin e tij në Facebook./FolDrejt/