Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj njoftoi se është takuar me Gjeneral Lejtanant Waker uz – Zaman, oficer kryesor i kreut të shtabit të ushtrisë së Bangladeshit.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot kam takuar Gjeneral Lejtanant Waker uz – Zaman, oficer kryesor i kreut të shtabit të ushtrisë së Bangladeshit.
Në fokusin e diskutimeve kishim trajnimet e përbashkëta, inxhinierinë ushtrake, misionet paqeruajtëse si dhe rritjen e numrit të grave në ushtri. Shkëmbimi i përvojave në këto fusha është domethënës për të dyja palët.
Gjithashtu, realizimin i ushtrimeve të përbashkëta të cilat poashtu mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç është ushtrimi për menaxhimin e emergjencave në të cilin u dakorduam për pjesëmarrje.
Partneriteti i barabartë dhe bashkëpunimi në fusha të përbashkëta, do të jetë kyç në marrëdheniet tona”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/