Ministri i Mbrojtjes i Kosovë, Armend Mehaj, bëri të ditur se sot ka pritur në takim këshilltarin bilateral të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, John Hunter.
Për këtë Mehaj njoftoi në një postim në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot prita në takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, lejtënant kolonel John Hunter.
Me këtë rast për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, rolin këshillues në implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit, realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe kontributit të dhënë në përfundimin me sukses të trajnimit të kontigjentit të parë të FSK-së përkrah Forcave të Armatosura Britaneze në Ishujt Falkland, u dekorua me mirënjohje nga ana ime.
Lejtëtnant Kolonel Hunter i dëshiroj suksese në detyrën dhe misionin e ri të tij”, tha Mehaj./FolDrejt/