Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar sot me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, me të cilin ka diskutuar rreth organizimit të ndeshjes së përbashkët futbollistike ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ndeshje e cila do të zhvillohet me datën 7 Mars, në ora 13:00, shkruan Fol Drejt.
Njoftimin e bëri ministri i Mehaj në Facebook.
“Sot prita në takim Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, me të cilin diskutuam rreth organizimit të ndeshjes së përbashkët futbollistike ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ndeshje e cila do të zhvillohet me datën 7 Mars, në ora 13:00, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për nder të përvjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”. shkroi Mehaj në Facebook.
Nga ana tjetër, Ademi ka shprehur gatishmërinë e tij të pakursyer për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme rreth organizimit të këtij eventi sportiv në Kampin Nacional në Hajvali, për të cilin angazhim ministri Mehaj ka shpehur mirënjohjen e tij.
“Po ashtu biseduam që ky bashkëpunim në fushën e sportit të vazhdoj dhe në të ardhmen, ashtu që të mund të organizojmë turne të përbashkëta. Me këtë rast, ftojmë gjithë adhuruesit e sportit që me datën 7 Mars të jenë të pranishëm në Kampin Nacional për të parë ndeshjen me sensacionale të vitit. Dy ushtri, një komb, brenda një fushe të mbushur me adrenalinë!”, tha në fund Mehaj. /FolDrejt/