Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Kroaci ka vizituar ambasadën e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, me ç’rast ka takuar edhe ambasadorët Martin Berishaj e Riza Poda, shkruan Fol Drejt.
“Me rastin e qëndrimit për vizitë zyrtare në Kroaci, vizitova dhe ambasadën e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, me ç’rast takova dhe ambasadorët Martin Berishaj e Riza Poda, të cilët më njoftuan për angazhimet e ambasadës, bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve, dhe shtetin partner Kroacinë, si aleat i besueshëm në fushën ushtarake dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se ka falëeruar ambasadorët për angazhimin e tyre diplomatik në shërbim të interesave të kombit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë së përgjithshme. /FolDrejt/