Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me ambasadorin e ri të Turqisë, Tunç Angili, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, raporton Fol Drejt.
“Në kuadër të bashkëpunimit me shtetet partnere sot kam pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Tunç Angili. Në këtë takim trajtuam çështje me rëndësi dypalëshe, për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku u theksua mundësia e shtimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimeve ushtarake.”, shkruan në njoftimin e Mehajt në Facebook.
Mehaj, theksoi se ambasadorit turk i ka shprehur ngushëllime për të gjitha viktimat nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë, si dhe ka falenderuar për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga shteti dhe populli turk.
“Ndërsa ambasadori turk nga ana e tij shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer dhënë nga ana e FSK-së në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga ky tërmet. Si shtete partnere mbesim të përkushtuar në përkrahja të vlerave demokratike.”, thuhet në fund të njoftimit. /FolDrejt/